Follow us

Rreth nesh

Profili i Kompanisë

Confort u themelua në vitin 1995, në qytetin e Durrësit si një kompani prodhuese në fushën e produkteve hidraulike. Kompania prodhon tuba, rakorderi, ulluqe, pileta dhe puseta sipas standarteve Europiane. Përvoja e gjatë dhe përkushtimi për të prodhuar produkte me cilësi, preçizion dhe vlerë e kanë bërë një nga markat lider të prodhimit të sistemeve të tubave plastikë.

Prodhimi

Prodhimet Confort përfshijnë një gamë të gjërë tubash dhe rakorderish në PVC, tuba dhe rakorderi në PPR, ulluqe dhe rakorderi ulluqesh në PVC, tuba dhe rakorderi në PPHT, puseta dhe pileta. Një vëmendje e veçantë i kushtohet zgjedhjes së lëndëve të para të cilat janë të çertifikuara sipas standarteve Europiane.

Normativat dhe Çertifikimet

Kompania ruan një nivel të lartë prodhimi dhe menaxhimi në përputhje me Standartet Europiane EN 1329 dhe rregulloren ISO 9001:2015.

Vendndodhja

Fabrika ndodhet në autostradën Durres -Tiranë në km 4 dhe ka një distancë prej 4 km me Portin e Durrësit. Distanca me aeroportin e Tiranës është prej 30 km.